August 10, 2024

Me terrin luaj – Suzana Rama

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ME TERRIN LUAJ

Po luaj me terrin sot,
me abazhurin mbi komodine,
here e ndez butonin,
qe endrat te marrin drite,
ato, te lenat gjysem, neper dite,
here me butonin skopoj,
e gjithcka zhytet, ne petkun e zise,
prej te tjereve,e jo prej paaftesise.
Dhe perhumbem tek loja,
per gjithcka, qe doja dhe s’doja,
krijoj ngjyra me bojra,
te mbushura neper korita,
te ndotura dhe te pista,
si te te thone goje hapur,
boll me,por nuk kane ze,
e ngelem, nemitur pa ‘te.
Dhe mendoj, neper rrjeshta shkruar,
e nga nje gome e stermadhe shuar,
c’kam dashur qe te them ,
ne ate ogurzi moment,
qe me urdher te pakurshtueshem,
denimin me vdekje, ju kam dhene.
Jane endra te shkruara, e te shuara,
deshira te shprehura ne heshje,
nisma, te pa aprovuara,
te deshiruara, e te pa realizuara,
te brishta deri ne brejtje,
qe i mori terri dhe ferri,
e me lane boshllek tek prehri.
Po luaj sot me abazhurin e vjeter,
mbi kete komodine te bardhe,
si lekure e thare, pa jete,
qe dielli kurre s’e ka pare,
dhe trishtimi mizor ze vend,
ne zemren, ku dkur luftonte si zog,
dhe pyes vet vehten,
si munda te rezistoj ne kohe,
nuk qaj, mbi zemren time bere gur,
qe e kisha te vecante,
e s’munda ta ndihmoj dot kurre.

Tirane 01 07 2020
Suzana Rama DV

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com