Rradha jone – Suzana Rama
RRADHA JONE.
Shkrap e shkrap, ecen ngadale,
matesh, ne cdo hap qe hedh,
vitet mbi supe, t’u bene hale,
permbi balle, vetullat mbledh.
Ti s’e ndjen, por dhe renkon,
sa here ngrihesh edhe ulesh,
zerin zvarg, fjalet copton,
kur pa dashur dhe pengohesh.
Mua zemra me coptohet,
tek te shoh cdo ore, cdo dite,
me shume shpina te rendohet,
dhe me pak te shohin syte.
Por s’te rrine duart rehat,
kopshtit rreth i vjen verdalle,
c’ben keshtu, them pse lodhesh,
thua – puna. me mban gjalle.
Diku heq nje gjethe, te vyshkur,
e merzitesh, pse te ndodh,
diku tjeter, prashit dheun,
dhe perimet lulezojne.
Me merak nene, i vadit,
e tek ecen i perkedhel,
dhe ato ta njohin hapin,
sa here shkon, nje lule cel.
Me kujdes, pastron barerat,
me maje thike, lehte- lehte,,
kur jane rritur,i mbledh lakrat,
qe ti besh, ndonje byrek.
Mos u lodh nenokja ime,
ke nje jete qe nuk pushon
ndalu pak, te shtriqesh eshtrat,
tani eshte rradha jone.
Tirane, 01 07 2020
Suzana Rama DV