E shtrenjta vendlindje, o baltë e bekuar më e ëmbël se mjalta – Lumturije Sulejman Drenica
E shtrenjta vendlindje, o baltë e bekuar më e ëmbël se mjalta
Zbardhin ditët e netët ikin një nga një,
E kështu njëra tjetrën ndjekin pa pushim,
E unë prapë se prapë mbeta me sy të përlotur,
Duke menduar për ty i shtrenjti atdhe im.
Marr penën e nis vargje me shpirtë të të thur ,
Edhe përse lotët bien mbi letër e vargun ma prishin,
Por unë nuk ndalem së shkruari për ty tok e bekuar,
Se vetëm dashuria për ty atdhe më mbanë gjallë në dhe të huaj.
Shumë netë pa gjumë kalova bashkë me yjet shoqëri ,
Se ëndrrat s’më lanë të mbyll sytë e të ngopem me gjumë,
Nga pasë më duket se gjithkund më ndjek një zë i përhumbur,
Qu bëre e ku mbete ,eja e mos na haro moj e shtrenjta bij.
As dielli me rrezet e tij trupin këtu ku jam s’ma ngrohë,
Edhe hëna netëve të trishtuar mi fsheh yjet e nuk më ndriçon,
Kur trupi dirgjet nga dhimbja e buza dridhet e një fjalë se thotë,
Unë prapë vazhdojë papushim të shkruaj për ty i dashur atdhe.i
E shtrenjta vendlindje ,o baltë e bekuar më e ëmbël se mjalta,
Edhe pse nuk munde në gjirinë tënd t’na mbash e të lulëzojmë,
Ne trupin dhe këmbët i tërhoqëm zvarë rrugëvë të botës pa shpirtë,
Por zemrën e lam tek ty atdhe ,ajo na tradhëtoi e kurr nuk erdhi me ne!
“Lumturije.S. Drenica “
