August 4, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

HESHTJA

S’e kam menduar se edhe heshtja
Paska në vete çaste pushimi
Rri e mbështetem mbi tavolinë
I butë si dielli para agimi

Nganjëherë heshtja m ‘dhuron kënaqësi
Shëtitën mendja si fluskë mbi vaj
Thellësi e shpirtit valëzon n ‘butësi
Mërzia niset n ‘rrugën e saj

Mbi krahë të heshtjes s’kish halle e brenga
Se shpirti zbutet e falë pa nda
Po kush i polli k ‘to të zezat zënka
E tërë ketë jetë rehat s’na la.
(Përshendetje miqtē e mi!)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com