Brenga dheu – Ulku Bardh
BRENGA DHEU
Atdhe hiç mos u brengos
Nëse dikush të qiti në pazar
Zërin tënd kush s’mund ta burgos
Akoma ke bij me gjak shqiptar.
Çdo vemdim karriere i zellshëm
Pa verdiktin tënd atëror…
Është e do të jetë i pavlefshëm
Mjerë ai që e prek sinorin arbëror.
Bijtë e tu dëshmorë të rënë
Gjaku i derdhur për flamur
Shtigjeve të atdheut lirinë ka vënë
Nuk do ta lejojë atë gjë kurrë.
Se ndër ne këto brenga dheu
Për ta mbrojtur e për ta ruajt
Amanet i etërve është Atdheu
Të mos e shkelë këmba e huaj.
E jo më dhe për t’i dhënë
Tokat e një shteti të cunguar
Fjalët bota që i pati thënë
Me kokën esull e t’vetat duar.
Se dënimi është kapital
Ai nuk të vjen kur ti e pret
Çdonjëri që të shet atdhe si mall
Ka për ta paguar qoftë dhe mbret.
Se, ja ka përskeq plagët lirisë,
Me ndërrim kufijsh të dheut…
Janë përmbysur eshtrat e dëshmorëve
Kërkojnë mbrojtjen e atdheut.
© Ulku Bardh
