August 7, 2024

Ç’u bëmë – Xhemile Aliu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ç’u bemë

Ç’është me ne, orë ç’ndodhi ,a ç’ube
Si u shëndrruam në qenje pa imazh,
Ç’ndodhi më qenjën e çmuar njëri
Interesi seq na hoqi mjerishtë zvarrë,

Harruam vetvehën ku ishim, kush ishim
Shkelëm mbi gjakun e dërdhur ndër shekuj,
Morën rrugët monopateve tjetersuam vehtën
Harruam varrët dhe vuajtjet e të parëve tan.

Ç’u be or ku mbeti ideali yn i lartë kombëtar
Përcjellur nëpër breza të dhembjeve kurr pa u ndalë,
Ç’u be or si u tret botë e jona krenare ndër shekuj
Ç’u kthyem në njeri lubi dhe sot s’njohim as vehtën.

Ç’u mveshë krenarija jonë ,ç’u idealizua gjerë në mohim
Si nuk na erdhi keq ,që mbi vuajtjete përcjellura shekullore ,
Ti kundërvihëmi njeri tjetrit si ujqërit gjerë në tjetërsimë
Dhe mos të njohim gjakun ton të rrjedhur nder deje

Do të na namin kullat tona shekullore ,bjeshket e fushat
Do të na namin gjaku i dërdhur i dëshmorëve ndër mote
Do të na namin lotët e nënlokëve shamibardhave tona
Për gjakun e bijëve e bijave të tyre ngritur në lapidar

Ata ranë në fushën e lavdisë e nderit në fushbeteja
Që atdheu të trasonte rrugë të mbarë drejtë ardhmërisë
Jo kurr jo katandisur si në ato kohëra tona të errëta
Ku kush kalonte mbi ne nga nji gjymtyr na e tretke pa mëshirë

Edhe sa herë na duhët nisur prap e prap si në fillim
A do ketë kjo dhunë shpirtrore që vehtës po i shkaktojmë
Të lidhur në interesa vehtjake që nuk të shpijnë askund
Ç’eshtjen e kombit të ndarë e të coptuar prap po e zhytim në llumë

Të me ndjeni bashkëkombas të shtrenjet për këtë reflektim shpirtror
Ndoshta nga dhembja që s’po shofim dot ate dritën ne fund tuneli
Unë jamë vetëm nji poete dhe nuk kam kurrsesi tjetër forcë
Vteëm përmes penës vijzoj dhembjët e mbjellura thellë në shpirt

08-07-2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com