Erërave do të eci përsëri… – Tomor Buzi
ERËRAVE DO TË ECI PËRSËRI..
Erërave dua të eci, të bie, e të ngrihem përsëri
Që të mos fle, duke shkuar i përgjumur udhëve,
Mbi harqe ylberësh të radhisë shekujt me lavdi,
Që flenë thellë legjendave, nën peshën gurëve.
Të eci si Orfeu i vetëm, mbi kreshta krenarie
Të notoj si nimfat, thellë, në detin plot tallaze,
Të pushoj si Çezari mes vetëtimash, mbi male Labërie
Të shkruaj si Homeri Ajkunës,, mbi gurët e kalave !
Të zhytem në eposin e kreshnikëve të malsisë
Duke ndjerë në deje gjakun që më vlonë si llava
Të shohë ëngjëjt mbledhur në prehërin e perëndis,
Duke vajtuar ‘fermanët’ e fshehur nën gërmadha.
Nëpër erëra më pëlqenë të përplasem gjithmonë,
Që gjumi të mos më zërë në prehërin e djallit
Të shohë se si njerzit po kthehen në demonë,
Duke mbjellë urrejtje pa fundë, në vëndë të mallit.
Të eci, të ngjitem pa u ndalur mbi harqe ylberi
Ku perëndit e olimpit mbajnë zjarrin në pishtar,
Në dhjetë ngjyrat e tijë, janë shekujt që kanë fshehur..
Barbarët, kur lavdinë e gjakosur e vranë, zhytur në ‘ar’ !
Erërave dua të endem, nga veriu në jugun e largët
Që gjumi të mos më zerë mbi gjurmë të historisë,
Të mos më shuhet pishtari me dritën e pakët,
Pa zbritur lavdinë nga olimpi, gurëve të Ilirisë !
Në erëra kam lindur, dhe në to dua të eci përsëri
Zhytur në stuhitë e zeza që mbulojnë vendin tim,
Të udhëtoj mes gjamash, ku djalli ‘falë’ dhembshuri..
Të mbledh dishepujt, të shkruajnë prapë historinë !
Të eci nëpër erëra, të bie, e të ngrihem përsëri
Si një meteor që flakët shpërndanë në hapësirë,
Të mos fikem, të mos shkrihem udhëve si një qiri,
Deri sa ëngjëjt ti mbledhë, për një atdhe të mirë !
Në erëra kam lindur, e nëpër to do të
shkoj..
Duke rendur udhëve si një dishepull i
vetmuar,
Deri sa nga gjumi perënditë e Olimpit të
zgjoj,
E bashkë me to historin e vëndit tim të
shkruaj !
Tomor Buzi.
08.07. 2020.