Nuk e prisja – Zymer H. Haliti
NUK.E PRISJA…!
(Vargjet ishin frymëzim i një dashurie)
Kishte kohë që shkruanim poezi,komente
Shpesh herë pëlqenim postimet njëri-tjetrit
Por,se do të vie çasti një ditë për një njohje
Ishte vetëm një ëndërr,si drita e mëngjesit
Mbase dytë kishim komunikuar me poezitē
Duke shprehur fjalët më të bukura dashurie
Por,si duket ato fjalë t’ëmbla hedhura n’dritë
Ishin themel frymëzimi,mesazh i një poezie.
Dhe kishin ikur ditë,javë,muaj e vite në pritje
Që një ditë do të takohemi në një orë letrare
Ato çaste u lexua emri yt si shkëndijë drite
Sikur tërmet ndodhi para meje asaj mbrëmje
Dhe ti dole në skenë,sa ëmbël po recitoje
Unë i shtangur vështroja pa thënë një fjalē
Dy-tri herë pastaj më kishin thirrë n’foltore
Për të recituar një poezi isha unë në radhë
Fillova të recitoj,por sytë e mi të kërkonin ty
Dhe ti kishe mbetur në një kënd e habitur
Vallë ç’ndodhi atë natë,si shkēlqenin ata sy
Po pyes vetën sonte mos vallë jam dremitur?
Fjalët që kishim shkruar përmes poezive
Ishin bërë si një urë komunimi mes nesh
Mos vallë ishin frymëzim i një dashurie…
Kishte lindur një çast e sonte doli në shesh?
Zymer H.Haliti