August 10, 2024

Në emër të Zotit mëso – Sadbere Gagica Spahija

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NË EMËR TË ZOTIT MËSO

Kushtuar Dalush Kadriut

Bredhëm gjithandej
Rrugëve të bardha
Me trastat e mbushura me ofshama
Për përcëllimat e kohës
Për brengat e shtruara rresht

As hambaret nuk i nxinin
Shtrydheshin e ndrydheshin
Shtigjet e mbyllura për t’i hapur

Buburreca të kuq
Ngritnin grumbuj mbi ne
Mbi thirjet e Monunit plak
Në dheun e Dardanisë
Tok me rënkime

Deri te Maja e zezë
Tok me Setilinë
Akordim i antonimisë
E keqja shtrihej si mortaja

E di Dalush
I thinjur nga pesha
Po kurr i krrusur
Gjithmonë vertikal

Zëri yt nuk ishte i vetmuar
Ishte zë tarzani
Se nga ai gen dolëm
Pellazgë me thllësi
Ilirë për liri

Hapi yt
Hapi jonë
Shtegëtoi
Rrugëve me shlliga
Rrugëve me të liga

Nuk u ndale
Duke ia dredhur qafën
Të keqes
Në log burrash
Me besën prej guri

Të pat hije shkumësi në dorë
Me të matje hapësirat
E shkelura nga hijezezat
Nga një specje kanibale
Dikush i bëri të afërm
Dallimi aq sa maza e qepës
Për t’u shtrirë shlirëshëm
Në plangun tonë të përgjakur

Loti nuk pati vend në qepallat tua
O dakol o Dalush i dalur për së mbari
Ti numroje me vi vizoreje
Për shtatë kat tokë
E shtatë kat qiell

Zbuluar me porosinë hyjnore
“Besoje të fshehtën”
Lexo në emër të Zotit
Për ta zbuluar
Të pazbuluarën

E doje uljen këmbëkryq
Në qilimin kuqezi
Për të peshuar rëndë
Në tokën e shenjtë
Të Dardanisë

Nga ajo tokë
Me gurë për forcë
Me fushë për bukë
E more porosinë e Ilirit të Madh
Me numra të panjohur deshifrove
Fuqishëm për atdhenë
Mëso për Lirinë tënde
Në tokën tënde…
Shqip

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com