Faleminderit – Suzana Rama
FALEMINDERIT
Dua ti them faleminderit,
kesaj jete e nuk di
se si ti drejtohem,
ne kembe apo ne gjunje,
ku te drejtohem,
ne veri apo ne jug,
cilin te therres,
nga engjejt jetegjate,
por antagonizmi,
nuk me le rehat….
Zot i madh e i vertete,
c’do mengjez sa hap syte,
flas me ze, sikur ,
te jem vete i dyte,
dhe them, dite e re,
nje dite me shume per ne,
ne bashkejetese,
se ti je une e une jam ti,
copeza te nje pjese,
ti je ati e une jam bija,
e pashkeputur, lidhja.
Thone se ne kete bote,
jemi kalimtare,
por sa me shume, rrojme,
infinitet ndajme,
madje thone se jeta,
s’eshte asnjehere e shtruar,
lum kush eshte i zoti,
te dije per ta jetuar,
thone se ka dhe lote,
te hidhur a gezimi,
sic ka dhe qeshje,
dhe mesim nga pesimi.
Dua faleminderit ti them,
Zotit te madh sot,
sido qe me erdhi,
e jetova,kete bote,
diku me plage,
dhe diku me vlage,
dikur drejt,
e dikur me mbeshtetje,
Tash’ sdua te mendoj
cdo te ndodhi me pas,
si te tjere dhe une,
e kalova dhe jetova,
me lote dhe me gaz.
e po, kjo eshte jeta,
me te lige e te mire,
ashtu si dhe gjithesia,
ka drite, ka dhe eresire.
Tirane 1007 2020
Suzana Rama DV