Në borxh me Ty, gjuhë ime – Ildije Xhemali
*** ***
Në borxh me Ty, gjuhë ime.
E di, se me nënën
Në borxh kam mbetur
Dhe qumshtin e gjirit
Kockave, indeve tretur
Dhe qelizave mbetur
Kthyer as të dhjetën
Di, që edhe me Ty
E shtrenjta ime, gjuhë
Në borxh jam shum’
Edhe pse në punë
Dyzet vjet miqësi
Bashkë unë e Ti
Puno e lato
Të arrinim përsomëri
Po a arrin të shijosh
Gjithë krojet, burimet
E këtij vendi parajs’?
As munda të kënaq
Timin shpirt e zemër
Me fjalën mjaltë
Të gjuhës së zjarrtë.
Thura poezi
Do thur përsëri.
Por nektarin tënd
S’e mblodha dot
Ti e përjet’shmja
Si Dielli mbi tok’
Të thurr sa të thurr
Se do ketë të tjerë
Mjeshtra të rrallë
Fjalët bukur tjerrë.
Se, pellazgjishtja,
Gjuha më e parë,
Tek Shqipja jonë
Mbjellë farë
Dalluar qartë
Ëndërr do mbes’
Midis arvanitëve të jem
Këngët t’ua dëgjoj
Gjyshet e mia t’i ftoj
Të këndojnë bashkë
Këngën e lashtë.
Tek arbëreshët e mi
T’i këndojmë Moresë
S’e s’kam mundësi
Vizit’ t’i bëj folesë
Ku lindi mëm’ e at’
Ku bar e shpres’ jan’ thar’
Të zbres në Çamëri
Një lule a degë ulli
Mbi jetët bërë fli.
Të gjyshërve eshtra
Që dimri dhe vjeshta
S’i treti dhe pa gojë
Por besnik si roje
Të viseve thesprote
Të bëhem Shqiponjë
Të zbres në Turqi
Ku shqipja jonë
Përtrihet, merr fuqi
Dhe brezi i ri
Ta kenë për krenari
Ta flasin gjuhën e lashtë
Që Perëndia e ka dashtë
Flutur të jem
Të zbres në Rumani
Ku vëllezër të gjakut
Të Besës si un’, si Ti
Jetojnë e punojnë
I shtojnë Krenari
Të shenjtës Shqipëri!
Jo s’harroj vëllezërit kroat
Që koha e gjatë
Nga ne s’i largoi
Dhe fjala shqip
Jetoi e këndoi.
Përmbledhja me poezi
“Blerimi i akulliit”