August 4, 2024

Sa herë zemra… – Agron Jashari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sa herë zemra…

…sa herë zemra, më është molis,
jam dëshpruar, sa më s’ka,
i kam thënë shpirtit; ”dil e ik,
jam lodhur nga gjithçka”!

jam zhgënjyer thellë, thellë
kam dyshu, në ka njerëz të mirë!?
kam bërtitur: “ O Zot, ku je,
pse duron diçka të tillë!?”

kam dënes fshehtas, pa u diktuar,
s’jam përmbajt, as para të tjerëve,
më është dukur vetja, i dështuar,
sikur isha pjesë e të mjerëve!

dhe kam kuptuar, se shpirti nuk del,
dhe kur jeta të mban shtrirë për tokë,
edhe kur me shkelm e grushte të godet,
e këmbën të mban përmbi kokë!

dhe kam kuptuar, se veç një rrugë ka,
t’mos thuash asnjëherë, ky është fundi,
të mbledhësh forcën, troha-troha,
të sfidosh jetën, ta zësh përfundi!

kam mësuar të jem vetëm, të jem i fort,
të jem i fort vetëm, kam mësuar,
të ruaj qetësinë, kur më mbyllet një port,
të buzëqesh dhe kur jam i lënduar!

mësova të them:”nuk ligështohen burrat,
çohu vazhdo, e të prift e mbara,
fshihe dhimbjën, fshiji lotët edhe qurrat,
dhe fillo gjithçka nga e para!”

dhe ja ku jam, i gjallë, i qeshur,
me copëza të ngjituara, por një tërsi,
me besim e shpresë, gjithmonë veshur,
dhe me bindjën, se jeta është mrekulli!

@gron.jashari

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com