August 9, 2024

Udhëtim nëpër kohë… – Zeqir Hysa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

UDHËTIM NËPËR KOHË ..

Tura vrap i rashë ,udhëkryqeve të kohës,
si mburojë , përkrenaren e skenderbeut,
ndjenja të trazuara,mes kohës së pabesë,
shpirt udhëtar i panjohur vargan i atdheut.

Dhe shpresa ime,si mërgatë e harruar,
kohën ta fus në binarë shinash,uruar
buza e tharë,për puthje,mallëtërbuar,
kundron shpresa në jetën e zemëruar.

Jeta si dallgët e ujërave,të cekta,
si varka të çara,mbytur nga delta,
ska peshë,arsyeja,mendime të paqta,
kalvari durim,thyejnë dëshirat e flakta.

Nëpër puse të thella,kërkoj veten,
se dushmani sulet egër mbi ne si korbi ,
vdekjen e gjen, nga trimat për atdhen,
trimëri e jona derdhur mbi ta si lubi.

Në errësirën e heshtjes,më vlon dhimbje,
qetësohen kockakrisjet ,kur vjen veç mbrëmja,
nga malli, guri çahet,druri kalbet në heshtje,
kujtesa i thërret harresës,se këtu është fitorja..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com