August 3, 2024

Dielli që s’perëndon – Myrto Hysaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dielli që s’perëndon

Te rrugëtim i largët,pafund.
Hapësirë e tij shpirt njerëzor.
Ngroh njerëzit e varfër pagjum.
Tek thatësirë,plasaritjet freskon.

Malet ngjajnë brenga mjerimi.
Kodrat e zhveshura jetimore.
Përrenj që u afrohet shterrimi.
Prindërim në kufijt e dy botëve.

Shtëpi t’plakur mes erës mëngjesit.
Ku garderobë rri hapur në shpërfillje.
Stinët e vitit mbushen me të kurbetit.
N’trezën e ditëlindjes,tretje e qirinjve.

Te liqen i kaltër valë t’egërsuara.
Varkës ia shpejtojnë lundrimin.
Ankth,strese “n’laboratorë”t’prodhuara.
Shkencëtar”ambulantë”test vaksinimin.

Kush më pak,e kush më shumë.
Njerëzimit i ndërtojnë “hartë” jete.
Filluan karantinim,kovid pafund.
E vërtetë lamtumire,te fletë kartele.

Aty mes heshtjes vihej diagnozë.
Sa lexohej”tmerronte”të pranishëm.
Tretej n’arrati dhe shpirt njerëzorë.
Sa dhe ajër të ngjasonte i frikshëm.

Faleminderit PERËNDI! Që krijove,
me diellin e gjithësisë dhe DIELL tjetër.
Njerëzimit për mbijetesë ia dhurove!
DIELL që s’perëndon-SHPRESA për jeten!

Myrto Hysaj korrik 2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com