Kur bie borë – Zymer H. Haliti
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KUR BIE BORË
Edhe sonte vazhdon të bie borë
Errësires ia merr anën bardhësia
Për pak çaste dal të ecë në oborr
Sa këndshëm më freskohet fytyra
Kjo borë më kujton netët e gjata
Që dikur ishin plot me ngrohtësi
Eh sa e sa kujtime njëherë pata
E vitet ikën me shpresë,bardhësi
Sado e bardhë kjo borë që bardhon
Brenda saj të ftohti të ngrinë si veriu
E koha s’ndalet, ecë shpejt, vazhdon
Sa shumë ëndrra bartë n’vete njeriu…
Ti borë sonte s’po ndalesh së reshuri
Madje stina e dimrit me ty ka hijeshi
Kur s’bie shi thonin bën dhe breshëri
E brenda meje sonte ndiej një freski…
Zymer H.Haliti
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com