August 9, 2024

Qanë shpirti për ty Atdhe – Bukurie Binjaku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

QANË SHPIRTI PËR TY ATDHE!

Jam shqiptare, në mërgim
Shpirtit plaga peshë, si mal,
Zemra djeg, në mallëngjim,
Askush hallin, ne s’na qanë.

Pse më latë, si në jetimore
Zoti më dha, në viset e mija,
Ju më hodhët, dorë më dorë,
Tej kufirit, djeg dhëmbsuria.

Këtu flas gjuhën e tjetër kujt
Për gjuhën time, digjem zjarr,
O shqiponjë e malit fluturuar,
Më merr me vete, mbi krahë.

Në Atdhe të jetoj, atje të vdes
Ku u linda, në shkollë u ndrita,
Aty marr frymë, ndjej shpresë,
Pse sythët vratë, larguar rinia.

Qaj o zemra ime, mos pusho
Ti shpirt shpërthe, si vullkan,
Plagë shpirti, loti dot s’i kuron,
Por unë pyes, përgjigje s’marr.

Ju grup njerëzish, aty në krye
Që ligësinë mbani trashëgimi,
Pa ngopur kurrë, shpirt urryer,
Prisni orën u erdhi, për drejtësi.

Bukurie Binjaku. 21. 2. 2020. GREQI.
(Shkurt. Nr. 36. 2020.)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com