Mësuesi i brishtë – Suzana Alimani
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MESUES I BRISHTE
Brishtësia jote më trëmbte, bir
e qara jote më bënte të vogël.
Si mundesha të t’pushtoja në krahë,
gjigandët s’merren me një gogël.
Kur doçkat e tua më fërgëllonin mjekrën
dhe burrnia humbiste çikë nga një çikë
gjunjëzimi ishte akti me hyjnor,
buzëqeshja, akti me fisnik.
Kur hapat fillove të hidhje
u ndjeva njeri i pashpres.
Do t’mundja për dore të t’mbaja,
për ëndrrat te isha mbështesë?!
Oh, krijesë e brishtë e gjakut tim,
pushtues i dlirë dhe sundues
kalatë një nga një mi rrëzove
i ëmbli, i urti mësues…
(kendveshtrim ateror)
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com