Arti i fjalës – Dodona Qose
Dodona Qose
ART I FJALËS
nuk e shita fjalën ndonjëherë,
u hidhnova kur më thanë: shit,
me fjalën kam notuar ngaherë,
ndë errësira mendjesh ku s’kishte drit,
e ku di ti o njeri,
që fjalës ia çjerr tisën,
tek fjala jeton çdo magji,
fjala s’e duron pisën,
hej ç’më vjen të ulërij,
e piskamën t’ma dëgjojnë,
ata që fjalën grryejnë si minj,
për fjalën thonë q’e dashurojnë,
po ku je ti që ma mban vehten poet,
a e ndjen se ç’është bërë,
gjithherë të shoh që veç godet,
me fjalë të vakta,
të zësh ndonjë vërë,
na qënka bërë modë,
për dashuri flasin të tërë,
hej o epokal,
po të bërtas unë që këndej,
po të them ndal,
mos ma përfol enjën,
edhe në poezi ka më fal,
po të drejtoj gishtin,
ty që më shkruan për dashurinë,
ma ke ndrydh shpirtin,
se tek ty s’gjej njerinë,
atë njeri që ka drit’ në fjalë,
atë laps që peshon rëndë,
që kur ma thotë në varg,
të mos e ngrejnë dy pëndë,
po ku vajti syri,
ç’desh andej matanë,
doli sapo hyri,
dot s’tha një fjalë,
ik nuk ta dua,
kurrë më atë varg,
nuk janë fjalët e tua,
ato rahin larg,
në vise të huaj,
të dua në prag,
aty ku shekujt amanet thanë,
se shqiptari kur jep fjalën,
ther djalën,
e dua këtë fjalë,
të mos më vrasë,
gjallë të më mbajë,
gjallë,,,