Ajo nuk është mirë – Fran Tanushi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
Fran Tanushi
AJO NUK ËSHTË MIRË
Ajo është molisur
mirë nuk është
duket dhe e zhgënjyer
asaj diçka i mungon
sytë e saj janë
plotë dhëmbshuri
ngrohtësinë e kanë humbur
shikim të akullt kanë
buzëqeshja e këputur
derdhur në fytyrë
shpërfill fshehtësinë
që në vete mbanë
një puhi e ndjerë
si frymë hyjnore
shëndrruar në erë
agoninë ia shkundë
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com