August 6, 2024

Zhgënjimi – Hasan Qyqalla

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Hasan Qyqalla

ZHGËNJIMI

1.
Në lagjen e parë, bri fshatit tjetër
Zgjohen dhe erren, një çift ca i vjetër!

Rropaten me ditët, në moshë të thyer
Me lot në sy, gjithnjë të zhgënjyer.

Me gjak gjakosëm, çdo pëllëmbë toke
Me djersë ujitëm cep më cep Evropën.

Çdo vit përkundëm, djepin e drurit
Ballë vatre këmbëkryq, dikur fjalë burrit.

Veç hije kujtimi, as burrë, as grua, as fëmijë
Vëmë e vemi tok, dy pleq si çilimi…

Gjithë tret n’ mërgim, seç i fshiu stuhia
Në heshtje dergjemi, seç na zu vetmia!

As pulë, as gjel, zog s’ lëvizë nga dera
Ç’ më kujton atë zi-mot, kur patë rënë kolera!

2.
Më premtuan kthimin, sa të bëhet mirë
Pritje kot dekade, në Kosovën e lirë…

Ndërrohen qeveritë, ministra të “bimbashit”
Ende për mërgimtarët, “batuta e Dashit”…!

Qeveri pa shtigje, për uzina s’u ha palla
Nga dy-tre pleq, s’ka më shumë mëhalla!

3.
Tjerët moderohen, qasen majë soliteri
Të gjorët e moshuar, bëjnë jetë mizërie!

Do kalojnë dekadat, do uleni në “safë” tonë
Sa për korrigjim, çdo gjë do jetë vonë…!

Përjetova Lirinë, Qeveri mos t’ qofsha falë
Pa djem, pa vajza, pa ndërrua as një fjalë…!

Po u preka në sedër, mos bëni me gisht
Të urtët kanë thënë: “Dardha ka bisht”!

Hasan Qyqalla..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com