August 3, 2024

Në atë det… – Mimoza Eliona Osmani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Nga Mimoza Eliona Osmani

Në atë det…

T’ja dini vlerë “lundroni” vetë…
Veç një i marrë prej saj, s’përqesh,
Sa rryma thithëse ka një det…
Sa mijëra dallgë “bregun”ngrenë peshë…

Sa tinguj, këngësh sa cicërima…
Sa pulëbardha e dallëndyshe…
Sa përtej resh “flenë” vetëtima…
Sa sytë e zjarrtë flasin më ndryshe…

Se sa direk ka deti tyre?…
Sa pika “vese” mbajnë mbi qepallë?
E plota hënë i ngjan asaj fytyre.
Sa djeg rufe e saja vallë?…

Në atë det…jam mbytur disa herë…
Kam gjetur brenda perla,e thesare…
Sa dalë në breg, janë bërë ylber…
Në terre muzgjesh, yje në dritare…

Sikur gëlqere në ato “puse”,
“Shuhem” në kaltërsinë pa fund…
Përzierje shpirti “si sallatë ruse”…
Provoni “thellësinë” që tund…

Se do të thoni paska të drejt.
Si rrathë të valëve nga një gur,
Përhapet zemrës ndjenjë e shtrenjtë,
E shpirti si një nimfë merr nur.

Si një magnet si një labirint,
Të dini…ëmbëlsisht tërheq…
Mund të të vdesë, mund të të rilindë…
Por, kurrsesi s’të zgjuan dreq…

Mimoza sot

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com