Syri i hënës.. – Mimoza Eliona Osmani
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
Mimoza Eliona Osmani
Syri i hënës..
Retë e gllabëruan , për në qiej të tjerë..
Zemrës male rëre si ndër shkretëtirë,
Nga malli sa s’çahet si flluska në verë,
Dallandyshk e vetme, në botën.. hapësirë.. (bosh)
Qerpikët e natës pikojnë errësirë,
Me terrin e zi më veshi si korb,
Ku je syri hënës !? O sy i delirë!
Cili det të futi në tijën torb !?..
Si alieni zhdukur, ku je Eliksir !?..,
Ti vërtetë je qiell , yjet rreth ke valë,
Eja flutur shpirti thirr o bijë, o bir..
Oh , sa ka nevojë zemra tënden fjalë..
Disa re hajdute hënën më rrëmbyen ..
Veç tek syri saj, unë e nxirja mallin,
Me ca pika “shiu” sytë e mi gënjyen,
Por të mallit shpirt,si do mund t’a tallin!?..
I parajsës rob , o i kaltër glob…
Ledhatom me duart, si në vend të nënës..
Retë s’e dinë që vjedhja, paguhet me gjobë?
Të rrëmbejnë ç’të duan , por jo synë e hënës…
Mimoza sot
Mimoza Eliona Osmani