Unë dhe Corona Virus – Kujtim Hajdari
UNE DHE CORONA VIRUS
Sonte vetëm ne dy, kemi dalë në qytet,
Shëtisim përkrah në errësirën e shkretë,
Në muzgun që ka mbuluar një botë të tërë,
Që kudo ky Covid nëntëmbëdhjetë ka nderë.
Si dy luftëtar që masin forcat në ring,
Njeri-tjetrin shikojmë me muskuj te tirur,
M’shikon me syte flakë sikur t’ish një xhind,
Unë i mbaj distancë me qetesine e shtirur.
Unë e di, me siguri ai nuk do t’më sulmojë,
Patjetër mendon, i habitur, ç’është ky i marrë,
Ky donkishot që me të kërkon të luftojë?
Me siguri mendon se kam diçka të veçantë,
Të dashur miq, mos u bëni kaq kureshtarë,
Diçka të veçantë, besomëni, e kam vërtet,
Kur të vijë ora që të ndeshemi do t’jua them,
Në mos unë do ju flas Covid nëntëmbëdhjetë.
&&&&
Nuk pritni, e shoh, le ta dëgojë dhe “miku” virus,
(E shoh që nuk duroni, jeni shumë kurioz,)
Nga një çertifikatë të shkruar në një papirus,
Kam një gen të trashëguar në luftë me bajlozë.
Kështu udhëtojmë unë dhe Covid kapedani,
Si dy kordhëtarë qe i pret dhe i ndan mejdani,
Covid i frikshëm që mburret me tmerrin mistik,
Unë i paepur që mburrem me genin historik.
KUJTIM HAJDARI