Në Ditën e poezisë – Sami Sherifi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
Sami Sherifi
NË DITËN E POEZISË
Në Ditën e poezisë
Fjala shqipe
E gjuha e Nënës së shenjtëruar
Rrugëve të Shkupit përbuzet
Në lagjen time
Pëllumbat e bardhë
Mbi pullazet e shtëpive
Gjuhen me gur
Dallëndyshet të trishtuara ndjehen
Në të njejtën kohë
Kafeneve të qytetit
Dita e poezisë festohet
Për një varg të shkruar
Një kafe të falin
Rrugët e qytetit
Me poetë të lënduar
E pëllumba të vrarë
Mbushen
Fjala e lirë shqipe
E poezia
Tjetërsohet !
Sami Sherifi
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com