August 2, 2024

Natën e mirë ! – Lola Shehi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NATËN E MIRË

Botës, ia urova natën e mirë
Natën e mirë dhe ti dashuri
Shpesh herë të harroj, ta them në të gdhirë
Se netëve humbas ndër vargjet e mi

Natën e mirë edhe ju o vargje
Bekimin ju jap mbi ballë e mbi buzë
Dreqi ta marrë, jam bërë harraqe
Natën e mirë dhe ti e ëmbla muzë

Më paska lodhur dita, po shkoj të fle
Uroj që gjumi si ëngjëll t`më bindet
Të mos sherrosem si dreq me shtratin
E të mos grindem ëndrrës me xhindet

Natën e mirë! Askënd s`kam harruar
I përshëndeta të gjithë me radhë
Bekimin po të jap o natë e bekuar
E ti mëngjes ardhsh i bardhë.

Natën e mirë! Po e fik dritën
Qerpikun ma vriska ndriçim i yjtë
Qielli nuk dashka të flerë sonte
Në gardh qerpikësh, po fsheh sytë.

Natën e mirë!

Lola Shehi Çela

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com