I kapëm vitet – Sylejman Qyqalla
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
I KAPËM VITET
I kapëm vitet peng e të ikin s’i lëmë
Minutin ta bëjmë shekull duam ne.
Me moshën,kaherë ne jemi zënë
Që ti, zemër-të mbetesh gjithnjë e re!
I kapëm vitet në gushë-s’i lëmë një hap,
Punë e madhe!Ç’kemi ne me kalendarin?
Dhe në lodhemi-buzët na freskojnë prapë
Ujitim vetë jetën ,si trëndafilat dhe barin.
I kapa vitet unë “sytigri”-t’i frenoj si një kalë,
Jam ca “qerrata”-dashurinë të plaket s’e lë!
Le të çajmë,grua, stuhitë,si deti valë-vajë…
Pak për ne është një dhekull-duam dhe më!
Sylejman Qyqalla
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com