Mbyllur brenda në shtëpi – Natasha Ilia
Mbyllur brenda në shtëpi
Mbyllur brenda në shtëpi
Zog shushatur në kuvli
Ecejaket në sallonë
Paralizë këmbë e dorë
Mërzitur fytyrë ngrysur
Si kope në vathë mbyllur
Kalon dita e vjen darka
Maskë fytyrë,duart dorashka
Si u bëmë ne kështu
Të varrosur,si të marrë
Këmbët mpirë bërë dru
Gjysmë vdekur,gjysmë gjallë
Varr na u bë banesa
Tërë ditën në shtresa
Kurse dru, dritë elektrike
Frymë ndaluar, s’ka lëvizje
Qëndro në shtëpi,një fjalë goje
Mbledhur bashkë si bleta në hoje
Po a qëndrohet gjithë ditët mbyllur
Jeta kasafortë kyçur….
S’di si do shkojë më tej
Kjo mbyllje e çuditshme..
Mërzitje, shpirti më ther
Pranverë s’ka, dimër dremitje. …
N@t@sh@ Ili@ Greece
Të gjitha të drejtat e autores janë të rezervuar@