August 3, 2024

Atdheu u shit, ankandi u mbyll – Petrit Ruka

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ATDHEU U SHIT ANKANDI U MBYLL

Atdheu u shit, ankandi u mbyll,
të gjithë e dimë, po lajm nuk ka,
miliona letra me vlerë votimi,
tani do të bëhen thasë me para…

U vumë në radhë si mijra dele,
kopen e ujqërve e zgjodhëm sërish,
dhe shpresën e re në mijra blegërima
e mblodhën Ata në vatha partish.

Në vend të zinxhirëve – karta krediti,
skllevër të lirë, me bukë e makina,
për ankthin miliona tableta kimike
nën bluzat firmato, zemra me vrima.

Në mbrëmje ziftin e shpirtit të plasur
ekranet me ngjyra e bëjmë limonadë,
të dyja palët numurojmë çdo mbrëmje
ne parainfarktet, dhe ata… paratë.

Atdheu u shit, ankandi mbaroi,
këtej rrjedh vreri, andej veç gaz,
i huaj po ndjehem çdo orë, këtu,
po s’kam më fuqi, as për maraz.

Unë kam fuqi veç për këtë këngë,
me të cilën ata do qeshin me lot,
do thonë; “..po ky si s’vuri pak mend
poet i mirë, po mbeti idiot…”

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com