Fjala “Dashuri”, nuk është thjesht fjalë – Lela Qejvani
Fjala “Dashuri”, nuk është thjesht fjalë
Poezia – Lela Qejvani
Interpreton – Matilda Avduli
Ne i ndërruam stinët “Dashuri”
Dimrin e kthyem Pranverë,
lulet e bukura ngjyrë vjollcë ,
lajmërojnë të bukurën Verë.
A e kupton e dashur,
a e kupton ?
E largove akullin e dimrit,
atë të ftohtin dhe të egrin ciklon ,
me hedhjen e parë të shikimit ,
Shikimin e ëmbël që të huton .
Fjalët e tua dëgjoj me vëmendje,
Dashuri,
buzët vështroj që bëlbëzojnë
aq bukur,
T’i puthësh me ëndje,
ndjen ëmbëlsi
qetë-qetë, brenda një shpirti t’strukur.
Zemrat me tik-takun e orës ,
papushim vërshijnë gjakun ndër deje
në çast ndalojnë ndryshimin e kohës
Fjala”Dashuri” nuk është vetëm,
një dehje
E ËMBËLA DHE MË E BUKURA SINFONI E ZEMRËS “DASHURI”