Puthjen ma dërgo – Floriri Z Petra
PUTHJEN MA DËRGO
MES ËNDRËS..!?
***MOS U MENDO***
NË MË DO, SA TË DUA UNË..!!
TË LUTEM, MOS MË ZGJO.
NGA I ËMBLI GJUMË..!?
Vijnë mëngjese të përgjumura
nga ankthi apo frika
Këtyre ditëve, prag pranvere
le të shpërthejë muzika..
Kjo fantazmë, erdhur si epidemi
na ka mbyllur në shtëpi
si zogu në kafaz, pret liri
të fluturojë qiellin pa mbarim..
Poetët qëndrojnë zgjuar
netëve me hënë, meditojnë,
të ligën çfaqur në tokë
duan ta largojnë..
Botën e madhe ta shpëtojnë..
Sjellin të bukurat vargëzime
me nota shpirti, belbëzime
Si fëmijë të sapo lindur
presin dritën që i rrethon
me sytë e sapo hapur, ta shikojnë.
Klithin me të fortë, sa nuk pushojnë
kuptojnë se është vështirë, të jetojnë..
Kështu vjen ndjenja dashuri
na ndjek si hije, udhëve në jetë
sa nuk njeh moshë,
vënd ku jeton dhe punon
nuk rruan as kufi
por si fllad i lehtë, apo uragan
kapërxen fusha male, nuk të bën hatan..
S’ njeh telashe as vështirësi
kalon pengesa dhe largësi
vjen ulet në gjunjë, tek ty
e shtrenjta dashuri,
pa pyetur të hyn në gji
atje kërkon strehim..
Nuk të josh, kur të afrohet
tinëz me sy e vështron,
me një fjalë që i thua
Të kam shumë xhan, nuk mjafton..
Ajo të përkëdhel me ëmbëlsi
me afshin e buzëve, prush
tharrë si në kohë me diell,.
nuk harron të puth në gushë..
Zemra zemrën e kërkon..!!
Për të patur jetëgjatësi
duhet kujdes e përkushtim
ta ujitësh si lule, që kërkon zhvillim
Me lotin e nxehtë, rrëzuar nga sytë
qëndruar mbi gjoksin e virgjër
në kopështin me lule dashuri,
kur shpirti ndjen ngashërim..
Më pas do shijosh,
aromën e fruteve të saj
Kjo është vetë jeta
që na rrëmben, në çdo skaj..
O zemër e dashur, shpirt mirësi.
mos qëndro e heshtur në largësi.!?
Puthjen ma dërgo, mes ëndrës
kur nuk gjen mundësi,
të vish tek unë, o dashuri..!!
Janë kohë të vështira, të besoj
mos bëj marrëzi, bregut matanë të vish..
Coronavirusi ka sjellë, sëkëlldira
po shfaros popullsinë
Si tërmeti të rrëzon shtëpinë
të merr jetën, kur të ze brenda
ngelesh pa strehë kur të gjen jashtë..
E keqe është dhe varfëria
kur pllakos si epidemi
S’të ndihmon as Perëndia
bëji derman kokës o njeri..
Mos u largo nga kjo jetë
pa shijuar të ëmblën dashuri.
Çdo gjë do të duket e kotë
mjeri Unë e lumja Ti..!?
Floriri Z Petra
New Jersey, USA
March 25th, 2020
Të drejtat e autorit rezervuar..