August 3, 2024

Kënga e bilbilit – Petro L. Sotta

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KËNGA E BILBILIT

Zogjtë po këndonin,
Se po vinte prilli,
Gjithë ditën s’ndalonin,
Ashtu, dhe bilbili…

Bilbili s’pushonte,
Me zërin e bukur,
Për dikë këndonte,
Ndoshta, për një fluturë…

Flutura, kishte ikur,
E s’po kthehej më,
Shumë, kishte pritur,
Dhe qante me zë…

Me zë, seç po qante,
S’po ndalonte dot,
Zemrën, se përmbante,
Sytë i rridhnin lotë…

Lotë, i rridhnin sytë,
Siç rrjedh një përrua,
Shpirti, thellë u mbyt,
Në dysh u copëtua…

U copëtua në dy,
Por, këngën s’e ndali,
Mbi një degë aty,
E dëgjoi dhe mali…

Kur mali dëgjoi,
Një psherëtimë nxori,
Gurgulloi dhe përroi,
Me vete e morì…

E mori me vete,
Që t’mos kishte kthim,
Ah, bilbil ç’ma trete,
Shpirtin tënd, n’vajtim…

Çdo ditë si në vaj,
Këngën, ti këndoje,
Shpresoje në maj,
Fluturën të shikoje…

Ndoshta do të vinte,
Vetë, të kishte thënë,
Pak, çaste do t’rrinte,
Në një natë me hënë…

Në një natë, me hënë,
Me yjet, lart në qiell,
Në s’të pati lënë,
Pranverën, do t’sjell…

Do t’sjelli pranverën,
Shpirti, do t’këndoj,
Në se, të sjell erën,
Dimri, do t’pushtoj…

Dhe do të iki kënga,
S’do të kesh, pranverë,
Do t’pushoj zemra,
Ah, bilbil i mjerë…

Ah, bilbil i mjerë,
Që këndon, kaq bukur,
Gjumi, kur të zerë,
Shih ëndër, një fluturë…

Dhe lutju, të zgjasi,
Ëndërra, sa më shumë,
Shpirti, të pëllcasi,
Derdhe, këngën lumë.

Petro L. Sota. 31 Mars 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com