August 4, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Çast

Një vështrim një sekondë
Minutat vrapojnë çuditrisht
Një vajzë e bukur si ikonë
Më vjen si hije më çorodit..

Është ëndërr apo një fantazmë
Më shikon e qetë e habitur
Afrohet diç thotë disa fjalë
Pas hijes së saj jam mahnitur

Nuk është hije është vetull hëna
Mëndjen ma mori rreze më hedh
Flokët të verdha puthje të ëmbla
Gjumin ma nxori jo s’mund të fle..

Erdhi si ëngjëll jo se besova
Në shtrat ul dhe pse se ftova
Mes afshit të saj u përvëlova
Dalldisur isha, vehten harrova…..

N@t@sh@ Ili@. Çuro.Greece
**************
. *********************

Të gjitha të drejtat e autores janë të rezervuar@

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com