August 7, 2024

Seç fryn një erë nga vëndi im – Fatmir Gjata

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Seç fryn një erë nga vëndi im,
kur lind një diell
seç fryn një erë me pëshpërimë,
një këngë më sjell
Një këngë kënduar nga sirenë,
kur loz me valë
Mbushur me shkumë të bardhë borë,
e me sterkalë
E dridhem tërë i bërë mornicë,
e dridhem tërë
Zë numëroj pikat e lotit,
në det të gjerë
Edhe i ngre në një pëllëmbë,
me duar shtrirë
Seç fryn një erë nga vëndi im,
një erë e mirë
Një erë e lehtë plot me aroma,
që Ohh o Zot
Më zbraz pak trupin e dërmuar,
e më mbush plot

Fatmir R Gjata

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com