Këngë për zogj – Ramiz Kuqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KËNGË PËR ZOGJ
Që cicëroni sot degë më degë
Kur majë plepash fryn një erë
As s’ma mbushni strofën me vargje
Ti ditë pranverë në sy me diell
Ka frikë fjala ka
Se mbi male mund të bie borē
Të ju struk nëpër ëndrra
Secilën klithmë ta bëj metaforë!
As s’më thuani ju zogj malli
Pse fsheh kokën kjo muzë nate
E kanë trembur sorrat në gjumē
Ju ka fikur kandil stralli?
Që cicëroni degë më degë!
4.4.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com