August 7, 2024

29 vite bashkë të kaluara sikur të ishin 29 ditë – Fatmir Gjata

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

29 vite bashkë të kaluara sikur të ishin 29 ditë

U puthëm shirash në buzmbremje,
e në mesnatë u puthëm shpesh
Nëpër sinorë që nuk i njohëm,
vetëm qafuar në një shesh
E mbrapa binin violina,
njëqind, njëmijë e një milion
U puthëm brënda errësirës
edhe pse dritë ish jeta jonë
Edhe mengjes na gjeti bashkë,
duke thënë fjalë dashurie
Unë i hutuar belbëzueshëm
e ti thjesht bijë perëndie
E ti thjesht engjëll buzë mjaltë
me frikë ndriçuar gjithandej
U puthëm prapë në mes të ditës,
në mes të ditës çdo na gjej
E në na gjetshin fshihem shpejt,
në gjoksin tënd si në magji
Edhe të puth, të puth pareshtur,
të puth akoma përsëri…

Fatmir R Gjata

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com