Emigrimi i gëzimit – Ildije Xhemali

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
1
Emigrimi i gëzimit
Pse u thanë ninullat e gjysheve ?
Ku shtegtuan gu-gu-të e vogëlushëve?
Emigroi gëzimi ynë
Prit të kthehen e nuk po vinë
Shteroi lumi tek burimi
Fryn e thanë keq thëllimi
Foshnjat s’na ngrohin shpirtin
Ngrejmë katet, jetët fikim
Lodrat ua lajmë me lot
U këndojmë, por më kot
Zëri këputet, vdes në ajër
Dheu i huaj, jo s’ka hajër
Shqipëri, vitale, me vlerë
Katandisur kokoshi një thelë
Zgjodhe n’krye bijtë rrufjanë
Në këmbim, jetën ta thanë
Përmbledhje me poezi “Lule mbi thinja “
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com