Nga ditari, i kujtesës…! – Rami Kamberi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NGA DITARI, I KUJTESËS…
N’fitil t’motit
Shpirti na zhgryhet, n’gjak e pika t’lotit
N’fitil t’barotit
Shpresa na pi me lutjet n’kërkim t’Zotit
Nëpër sytë e armiqëve, t’zgjuar, jemi luftëtarë
Hije e trishtuar mes besës e tradhtisë, me varre e shtatore
Nëpër fushëbeteja, harrojmë se jemi shqiptarë
Hije kobëzezë për histori, jemi emra, të humbur ndër fitore
N’fitil t’motit
Me dije e urtësi e dredhi, na e marrin dheun
N’fitil t’barotit
Me sytë e ikjeve e kërkojmë lirinë e atdheun
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com