August 9, 2024

E fike, në…ma t’miren ditë! – Asja Mulgeci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E fike, në…ma t’miren ditë!

Njat shpirtë,që dikur,
me trokllimë zëmre e pate ndrië,
e n’tan qiejt e Botës,
“n’krah dielli pat shetit”…
e fike…në ma t”miren ditë,

E ngeli e ngrata, me sy nga yjet,
në prag të pritjes, plasi tuj t’prit,
me dur mbledhun tuj u lut,
ditnetët i baheshin
si “n turr drut”!

As një rreze drite,
s’u duk ma, që atë ditë,
Shtëllunga reshë
i silleshin mbi kry
s’i qeshi ma ftyra,
e s’ja pa ma sytë!

E ndërsa jeta ecën,
e rrokulliset zhagas
“sikur tymos zi”…
si plaku n’çibukun e tij
“mendja mbeti e ikun”
s’u kthye ma…
nga ajo arrati!

S’u ndez ma, ai shpirtê,
mbeti dritëfik..
nga mjalimi që kishte, zemra e saj,
rreth vetes, mbolli shpresë,
i mblodhi në sy, gjith perenditë
që dashnia të mos vdesë,
e ta sillte pranë vetes,
në…ma t’miren ditë!
Asja Mulgeci
11.04.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com