Dallëndyshe Atdheut – Hyrije Jusufi
DALLËNDYSHE ATDHEUT
(Violeta Rexhepagiqi)
Nga ty mësova vargjet e para ndër melodi
Stili unik
Rrënimi i paragjykimeve…
Zëri yt ngjallte harrimin
Udhërrëfyesja legjendare e modernizimit…
Model i Ritës , Dua Lipa e Bebe Rexhës
Ti çapkënja ime me vetëm 55…
Rokun nuk e njihja
Ndryshe këndonte kareninë e dalldisur
Flokun ngjyrë-ngjyrë
E syrin rrush
Ai zë që zinte ngushtë të pabërat
Talenti yt sillej vërdallë të e përfaqësosh atdheun
Viviane kosovare
,, NUK TË HARROJ ,,
As unë ty e dashura ime
Që dhomës emitoja vallëzimin tënd
As Kosova ime
E jotja
Tash me që ike
E pse pa
,, LAMTUMIRĖ,,…?!
Nga karentinë do qajmë për Ty
Këngën tënde do e puthë
Imazh i pafjetur
Të ngulfatën këngën në fyt politikanët tanë
Të shanë , të gjallë në shpirtë të vranë
Ata nuk i duan të jashtëzakonshmet
Veprat
Skenën
Artin
Trimin
Dhembjen
E i vraftë perëndia …
Vepra e zëri i dallëndyshes
Pianos do të muroset
Në tastaturën e Armendit e vallzimit tuaj
Sy më sy
Plot dashuri …!
Gjallë do të jetë kujtimi
Në shpirtin e artit
O yll
O Diell
Mi përshëndet Nexhmijen e Lezen
Të zgjodhën ty
Të e shkelmosh vuajtjen e Atdheut tim
Ju nuk shtjerroni
Rroniiii
Thellë në zemrat tona
Për mote
LAMTUMIRË
o ju dallëndyshet , bilbilat e Kosovës martire !
Yje që bëtë dritë!
Legjendë tonat!
Hyrije Jusufi
Plus
Vetëm pak minuta para kuptova që ka vdekur artistja jonë shumë e guximshme ..! Dhembja më shpoi shpirtin! Pak fjalë në nguti për të !