August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ATDHEU

Shumë betohen për mua,më tha atdheu në ëndërr
Të gjithë do vdisnin për eshtrat e mia
Më mbajnë në gojë me lavde
Më thurin këngë e vjersha
Më bëjnë të jem i rëndësishëm
Më shumë se fëmijët e tyre.
Të gjithë betohen në mua e në zot
Duhet të jem mirënjohes e krenar
Padashur,prej kurmit tim shkasin lot
Dhe nga mali rrjedhin fushës si ujëvarë.
Të gjithë më duan,të gjithë më mbrojnë
Nga armiq,tradhëtarë e kusarë
Po se ç’ndjej gozhda që tinëz më shpojnë
Dhe plaçkisin pasurinë time si të marrë.
E di që jam babai i të gjithëve
Por shtëpia e madhe ka nevojë për disiplinë
Të gjithë të mbjellin e të punojnë
Udhëzimet e Atit ti dëgjojnë me nderim.
Po pse të shumtët më braktisin menjëherë
Shkojnë pas lekut dhe mirëqenies
Argatë bëhen ndër dhera të tjerë
Duke i bërë më shumë dëm vetes.
Shumë nga ata që më përbetohen gjer në vdekje
Skutave me armiqte rrengje më punojnë
Çdo ditë,çdo çast prej tyre thinjem në heshtje
Kështu po më lënë të vdes, kështu po më harrojnë.
5- 11- 2019

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com