Në kopshtin e luleve – Hyrije Jusufi
NË KOPSHTIN E LULEVE
Sonte kam vendosur me u lutë
Qetësisë sime shpirtërore
Aty n‘ballkonin e vogël rrethuar xhamash
E shoh një pjesë qielli mes ndërtesash të larta , të turpëshme këtu
Po digjet nga malli për ta parë agimin
Vesën me sy me e prekë…
Pa të pyetur as ty e mua
Ndërron edhe lindja e diellit
Kam vendosë të shoqërohem edhe unë
Ta bëj ditën të rroj ..
Me lindjen ha mëngjesin
E darka përcjell perëndimin e diellit
Mendoj kështu edhe për ata që nuk kanë lindë ende
Fëmijët e rrugës
E pleqët e pastreh që ndihen të harruar
Luten edhe ata të drejtohen në siguri ku nuk ia prish më kush…
Dëshirat e mia janë në mëshirën tënde o Zot
Bëje mirë
Edhe kështu si jam – je këtu
Të ndiej , të shoh e të prekë
Të shijoj si kujtime që frymojnë në mua
E nesërmja më takon …?
Falmë të lutem për dashurinë e shpirtit
Që me më denuar , ma dhurove ti
Madhëria ime…!
Sa bukur më udhëzove
Të këndellem në kopshtin e luleve
Të më sashtrisë aroma e trëndafilit të bardhë …
Shkronjat në fjalë…
E dua , fort përqafoj e gjallë të e mbaj….
Hyrije Jusufi
24.04.2020!
Sofra e poezise shqiptare eshte vendi ku te gjithe poetet shqiptare mund te grumbullojne krijimtarine e tyre te perzgjedhur. Ne kete sofer te poezise do gjeni : poezi shqiptare, poezi per nenen, poezi per atdheun, poezi per dashurine, poezi per heronjte, poezi per deshmoret. Do gjeni krijimet me te bukura te gjithe krijuesve shqiptare te renditura dhe te sistemuara nen emrin e cdo poeti.