August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ali Sh. Berisha

PËRTYPJA E DHEMBJES

Doruntina bëhet erë
Një puthje nënës t’ia falë
Dhe e gjenë në oborrin e rritës
Nën përkujdesje të meduzës
Ngulfatësit të muzës

“S’i lejon feja femrat n’funeral”
Meduza para saj ngritet mal
E ajo përtyp dhembjen
Lotët ndrydh n’shami

Me të rënë nata
Nëpër gur e kunja u përvodh
Derisa duart i prekën ngrohtë
Në varr dheun e ftohtë

Në shami loti pak dhé mori
U kthye nëpër hënë
Që pranë vetës ta ketë
Dheun nënë

Të nesërmen qe dëgjuar
Se një lugat i errët
Nëpër varre paskësh harbuar

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com