Një jetë kemi – Zymer H. Haliti
NJË JETË KEMI
Mos m’i merr rrezet e diellit,ato jetë i kam
Mos m’i shuaj shpresat e mia në hapsirë
Mos më ndal blerimin e jetës ku rritur jam
Mos më ndal buzëqeshjen kur jam i lirë…!
Mos vepro egër në kopshtin e bleruar
Mos pengo femiun të shëtis i lumtur
Mos i largo ato rrezet që janë t’praruar
Mos më kërko kurrë në rrugën e humbur.
Mos ma merr jetën që dikush më dhuroi
Mos më trego mua se si duhet të jetoj…
Është e drejtë univerzale të jetoj çdo njeri
Me ç’të drejtë guxon ti të më mohosh liri…?
Mos ia humbni kaltërsinë e bukur qiellit
Mos ua prishni fëmijëve ngjyrat e ylberit
Mos ndërhyni aty ku askush nuk ju fton
Është e drejtë:secili te jeton siç dëshiron.
Zymer H.Haliti