Dëshiroj – Fatime Kalimashi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Dëshiroj
Dëshiroj natën plot me yje
Të kem lumturi e mirësi
Dëshiroj ta gjej melodinë e këngës
Shpirti im të gjejë knaqësi
Dëshiroj të kem parajsën e botës
Të ushqej shpirtin me dituri
Ta njoh zemrën e së vërtetës
Të kuptoj njerëzit plot dashuri
Dëshiroj fushat e qiellit tim
Më ngrohet trupi kur njdjej lirinë
Bota të mbushet gjithë mirësi
N’fund deshiroj të gjejë drejtësinë
Fatime Kalimashi
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com