Porosi e sotme – Sami Sherifi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Sami Sherifi
POROSI E SOTME
Nëse poetit
një fjalë të rëndë do t’ia thoni
qielli do të përlotet
hëna
pas mjegullave do të fshihet
heshtja
fjalën do t’ia ngulfas
dhe vargje s’do të shkruaj
poeti
në shenjë revolte
tri ditë zie do të shpallë .
Nëse në një promovim libri
poetin do t’a ftoni
me urrejtje mos i flisni
i thuani
një poezi lirike të recitoj
e për dashurinë t’ju flas
dhe mos u dëshproni
kur të veshur keq do ta shihni
ngase i përbuzur ndjehet
e s’ka lek kafen të paguajë
por për dashurinë
e atdheun
me zemër do t’ju flas .
s.sh.
30.04.2018
Shkup.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com