August 6, 2024

Një Maj erdhi sot – Natasha Ilia

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Një Maj erdhi sot

Mirëserdhe muaj i rallë
Mes gëzimit dikur vrarë
Maj i larë me gjak
Në të gjithë botën mbarë
Festojnë Një Majin sot
Një Maj ngjarje kujton
Dhimbje e shumë lot…

U vranë shumë njerëz
Për këtë ditë të shenjtë
Akoma jeta skëterë
Punëtori s’gjen kurrë të drejtën
Me gjak paguan djersën
Poshtë pronari
Roftë punëtori
Qumshtin nga goja na nxori.

Asnjëherë barazi
Si e duam unë e ti
Poshtë poshtë padrejtësi
Roftë populli i thjeshtë
Ai çon përpara jetën
E vetmja lokomotivë,
Të kësaj udhe pafund
Të pasurit gjaku i ngrin.

Roftë klasa punetore
Ajo bën revolucione
Qeverisje ëndërron
Barazi për të gjithë kërkon
Maji i kuq e frymëzon
Kurrë s’do ketë barazi
Kudo shkelet e drejta
Mbizotron krimi gënjeshtëra.
Mashtrimi dhe interesi
I pagopur borgjezi…

Po shpresoj në Maj të bardhë
Me pranverën sot ka ardhë
Kurora lulesh në porta varë
Vajzat i vënë në ballë
Maji i bukur sot seç zbardhi
Maj i kuq proletariatit!!!

N.ILia.1.Maj..Ora:16:06Greece

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com