Dardani e Flamur gjysëm shpirt të Arbërisë – Musa Jupolli
Musa Jupolli
Dardani e Flamur gjysëm shpirt të Arbërisë
Në shtatë palë majë bjeshke arbërore valonte një Flamur,
Shtatë shekuj tej Dhjatës së Vjetër qëndisur me mëndafsh
Nuk ka cep t’Atdheut që nuk e përkdheli, që nuk e përqafoi
Nuk ka libër të shenjtë me shkronja ari që nuk e shkroi
Nuk ka legjendë, as mitologji që nuk foli për Ty O Flamur
Kur e muar Gjergj Kastrioti në duar, puthi dhé e puthi Flamur
Dardani, po të flas me ngjyrën e gjakut, me shqiponja në dëshmi
Ti e di se nuk pat stuhi as pushtues që t’varrosi dashurinë e Flamurit
Deri në ditët e sotme, të këtij vjeçari me këtë poltikë të « bijëve » tu
Me këta maskarenjë që thirrën n’emër të popollit, n’emrin tënd
Jo për dashni, as për histori, veç për më të shëmtuarën tradhëti
Kjo politikë e ashpër e hileqare Flamurin e jetës shqiptare e varrosi
Më nuk dijmë si të thërrasim për Festën e Madhe të thyer në mes
Emri yt shkruar nëpër mure të vjetra t’Romës e Konstatinopolit
Në çdo bibliotekë të «ndryme» emri yt nga gjelozia ruhet
Bota pyeti ç’është BESA SHQIPTARE, e thënë e shkruar n’libra t’moçme
Kjo e veçantë bukri shpirti lindi po atë n’atë kohë kur edhe Flamuri
Dardani, sot nuk dijmë në çka të betohemi, Flamur nuk kemi
Himnin e fshinë si mos t’ishte fare, Besa ka «ikur» është « ndry »
Vetëm poetët kanë atë privilegj të flasin me Ty
Mllefosur deri në ardhjën e Flamurit , Dardania nuk sheh dritë
Ngulfatur nga « politikë » që s’ka lumë që ua lanë duart
Dardani, me falje, si dje e në gjithë ata shekuj t’udhëtimeve tua
Dardani prap zëri ynë jo veq që do të jetë me Ty
Po edhe me pikën e gjakut të fundit do të shkruajmë
Për Flamur e Himn me gjuhën tënde t’lashtë sa vet jeta e njeriut
Na i falë «gabimet« Atdheu ynë i lindjës, se nuk dijtëm se n’atë dhéun tëndë
Paskanë lindur edhe të tjerë me gjakun e pushtuesit, me gjakun e tradhëtisë !
01.05.2020