Nëpër rrugët, e Atdheut tim… – Rami Kamberi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NËPËR RRUGËT, E ATDHEUT TIM…
Kockë e lëkurë
Të pikturuara, nëpër rrugët e Atdheut tim
Jetët në pikturë
I pashë me sytë e dhimbjes e sytë trishtim
Si pikturat që i pikturon mjerimi për muzeun Atdhe
N’pëlhurën e skamjes e çiltër ku duket ngjyra e urisë
Si dashni nënash, që bukën jetës ja gatuajnë me dhe
N’sofrën e shtruar, ku po presin gojët, lotët e lumnisë
Kockë e lëkurë
Të trembura i pashë, lotë e uri, si pikturojnë
Jetët n’pëlhurë
Për muzeun Atdhe e për sytë liri që harrojnë
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com