Më fal që nuk erdha – Xhuljeta Ferraj
MË FAL QË NUK ERDHA!😭
….
Hipe në kalë të zi,
Pa e ditur ku do të çonte,
Në një rrugë pa kthim,
Asnjërin nuk përshëndete.
Lamtumirë nuk na the,
Ike në heshtje pa u ankuar,
Ajo vdekje e mallkuar,
Të shkëputi nga jeta e bukur.
Sa pyetje kam brenda vetes,
Ku t’i gjej përgjigjet o shpirt?
Sa e pafuqishme ndihem,
Jam një pikë ujë në oqean.
Më duket një ënderr e keqe,
Nuk dua të besoj që ti ike,
Tani fle në atë gjumë të thellë,
Që e ka emrin “vdekje”.
Ju luta zogjeve ti sjellin lulet,
Se unë nuk munda të vijë,
Doja ta prekja dorën tënde ,
E malluar jam për ty o shpirt .
Do më mungoj zëri yt,
I ëmbël si melodi,
Në zemër do të mbaj,
Gjithë jetën “Beni im”.
Më rëndon kjo dhimbje,
Më shumë se një gurë,
Për atë “angelon” e vogël,
Që sot ngeli jetim.
Ti rrugës je me kalë të zi,
I vetmuar me disa polica,
Më fal o shpirt që nuk erdha,
Në emigrim ngela e burgosur .
………………………………………………………….
Autorja- Xhuljeta -Ferraj-29/04/2020
Dedikuar Arbenit kushëririt tim të parë, që ndërroj jetë në Milano Itali.❤️😭