August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

***EH KY FAT ***
Nuk tu nda o njeri
kësaj jete, pa kthim
në këtë rrugëtim..!!

Kush e njohu dhimbjen
sapo lindur në jetë
Fati ju ngjit si pullë poste
mbartur mbi shpinë..
Ecëm me këmbët tona
ashtu si ditëm vetë…
Por ditëve përballur
me vështirësitë,
nuk e patëm të lehtë..!!
Të qënurit vetëm, i braktisur
lënë në duar të tjera, për tu rritur
Kush e ka provuar,
si unë një herë..!?
I zhgënjyer do jetë ndjerë
nuk ka më keq, o njeri
mos kesh pranë një dashuri,
përkëdhelje nga prindër
sjellur fëmijë në jetë..!!
Por fati jetimit nuk ju nda
e ndoqi si hija ndjekur pas
kur le rezja e diellit..
Si penda e korbit kurrë su zbardh..
Lotët ngelën qerpikëve
të syve, ende pa u tharrë…
Eh, këtë fat ta kisha kësmet
kur stinëve të tua moj jetë
u rrita si njeri i shkret’..!?
Por jeta nuk është e shkurtër
një ditë, muaj apo vit.
Ajo ecën në udhën e saj pa ndalim..
Çdo kush e ka një ditë, të bardhë
shkrojtur në librin e madh jetë
kur Zoti të shikon dhe vepron..
Të jep një shpresë,
kalitur nga një durim,
vjen një ditë të sjell një zgjim…
Si gjethe rrëmbyer nga era
të shpie në tjetër kontinent
Ku jetën e nis sërisht, aq bukur
sa të vjen keq të vdesësh..
Kot nuk thonë bëmë me fat
dhe hidhmë në pleh..
Një ditë do gjesh forca, tek vehtja
me guxim do çash shtigje të reja
Drejt një jetë, për të ngelur
Një kujtim i bukur…
Eh, o fat ku më paske mbritur
Nuk është për tu çuditur..!?

Floriri Z Petra
Paterson, New Jersey
May 9th, 2019…
Të drejtat e autorit rezervuar..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com